nea info

KETO TE DHENA JANE DERGUAR NGA “N.E.A.” – Blog -]Web:   http://www.nea.eu.tpe-mail:nea_info@aol.com                                                                  Pergjigjet e pyetjeve  Pyetja 1 Përkufizoni tregjet financiare dhe klasifikojini në bazë të: tipit të pretendimit financiar; të maturimit të pretendimit; emetimit ose jo të pretendimeve të reja financiare. Tregjet financiare sigurojne mekanizmat për të krijuar dhe këmbyer mjetet financiare.Tregjet klasifikohen sipas a) tipit të pretendimit financiar: me pretendime fikse dhe me pretendime të variueshme. Pretendimet e tregtareve ne tregjet financiare mund te jene perfitimi i nje sasie te caktuar te ardhurash, keto i referohen instrumentave te borxhit dhe tregjet ku tregtohen njihen si tregje borxhi; ose i nje sasie te variueshme te ardhurash, keto njihen si instrumenta te kapitalit neto dhe tregtohen ne tregjet e kapitalit neto;b) sipas maturimit të pretendimeve: monetare dhe kapitali.Instrumentat e borxhit mund te klasifikohen ne instrumenta borxhi afatshkurter (deri ne nje vit) qe bejne pjese ne tregun monetar, dhe instrumenta borxhi afatgjate (mbi nje vit) qe tregtohen ne tregjet e kapitalit. Instrumentat e kapitalit neto nuk kane afat maturimi, si te tille perfshihen teresisht ne tregun e kapitalit.c) sipas  emetimit apo jo të pretendimeve të reja financiare: sezonale dhe josezonale.Tregu primar, ku emetohen per here te pare mjete financiare; dhe tregu sekondar, ku mjetet blihen dhe shiten ndermjet investitoreve. Tregu primar klasifikohet ne treg josezonal ku emetohet per here te pare nje leter me vlere dhe treg sezonal ku emetohet nga kompania nje shtese letrash me vlere te emetuara me pare. Pyetja 2 Pse tregjet sekondare të vazhdueshme dhe likuide janë të rëndësishme për funksionin efektiv të tregjeve primare të letrave me vlerë? Diskutim i lire mbi likuiditetin e tregjeve financiare, pra aftesine per te konvertuar nje mjet ne para. Po te mos ekzistonte tregu sekondar, mbajtesi i nje mjeti financiar do te ishte i detyruar ta mbante mjetin (instr. borxhi) deri ne maturim ose derisa kompania te shiste instrumentin (e kapitalit neto). Pyetja 3 Kostot e transaksioneve mund të mendohen që krijohen nga tre burime. Identifikoni dhe përshkruani këto burime. Kostot e transaksionit perfshijne: koston e pjesemarrjes ne treg (kosto e kerkimit, e informacionit publikimi i deshires, koha e shpenzuar), koston komisionere aktuale  dhe koston e transferimit te mjetit (brokerit duhet ti paguhet nje komision per sherbimin e kryer ne tregtimin e letrave me vlere perfshi ketu edhe perfitimin e dealer-it diferencen bid-ask).  Pyetja 4 Pse tregjet sekondare të letrave me vlerë nuk krijojnë kapital për emetuesit e letrave me vlerë që tregtohen në këto tregje? Emetuesit e letrave me vlere i shesin emetimet e tyre ne tregjet primare duke siguruar kapitalin e nevojshem, ndersa tregjet sekodare i sigurojne liuiditet mbajtesve te ketyre letrave me vlere duke mundesuar shitjen e tyre ne keto tregje.  Pyetja 5 Përkufizoni dhe diferenconi ndërmjet tregjeve të mëposhtme: 

  1. Treg paraje dhe treg kapitali (diferencim sipas maturise)

 Ne tregun e parase bejne pjese instrumenta borxhi afatshkurter si bonot e thesarit, certifikatat e depozites, letrat tregtare, pranimet bankare, marreveshjet e riblerjes; ne tregun e kapitalit bejne pjese instrumenta borxhi afatgjata si deftesat dhe obligacionet e thesarit, oligacionet e korporatave obligacionet bashkiake dhe instrumenta te kapitalit neto: aksioni i zakonshem dhe aksioni i preferuar. 

  1. Treg primar dhe treg sekondar

 Ne tregjet primare shiten emetime obligacioni, aksioni te zakonshem ose te preferuar nga ana e qeverise, bashkive, apo kompanive per te siguruar kapitalin e nevojshem.Ne tregjet sekondare kryhet tregtimi i letave me vlere te emetuara me pare ndermjet zoteruesve te tyre aktuale dhe atyre potenciale. 

  1. Bursa dhe tregu mbi banak.

 Bursa karakterizohet nga nje shkalle me e larte organizimi se tregu mbi banak. Ne OTC tregtohen letra me vlere qe nuk jane te listuara ne bursat e organizuara.Ne burse cdo tregtim kryhet nepermjet specialistit, i cili kerkon cmimin me te mire, ndersa ne OTC direkt nepermjet tregtarit, dmth investitori kontakton ndermjetesin, i cili gjen tregtarin me cmimin me te mire. OTC nuk ka sistem tregtimi te centralizuar si ne burse, por tregtaret mund te lokalizohen ne cdo vend, i rendesishem é komunikimi efektiv me bleresit dhe shitesit. Pyetja 6 Cilat janë disa nga kriteret që përdoren në klasifikimin e tregjeve financiare? Cilat janë funksionet më të rëndësishme që tregjet financiare realizojnë në një ekonomi? Tregjet klasifikohen sipas tipit të pretendimit financiar: me pretendime fikse dhe me pretendime të variueshme; sipas maturimit të pretendimeve: monetare dhe kapitali; sipas  emetimit apo jo të pretendimeve të reja financiare: sezonale dhe josezonale. Funksionet ekonomike të tregjeve financiare: përcaktojnë çmimin e mjeteve financiare; sigurojnë mekanizmin për kryerjen e transaksioneve; ulin koston e kryerjes së transaksioneve. Pyetja 7 Cilët janë instrumentet më të rëndësishëm të tregut monetar dhe karakteristikat e secilit prej tyre?  tregun monetar tregtohen: 1.      Bono thesariTituj afatshkurter detyrimi (3mujore, 6mujore ose 1vjecare), i emeton dhe shet Banka Qendrore per te mbuluar deficitin afatshkurter. Perfitimi é diferenca ndermjet vleres nominale dhe cmimit te blerjes. Shuma minimale e investimit ne Shqiperi eshte 300.000 Leke. Tregtueshmeri e larte, shume likuide, risk i ulet, kosto te ulet transaksioni, fitimet jane te pataksueshme. 2.      Çertifikatat e depozitësDepozita kohore ne nje banke tregtare apo shoqeri kursimi, depozituesit i paguhen interesat dhe principali ne afate te percaktuara kohore. Emetimet me te medha se 100.000$ jane te tregtueshme. Kthim me te larte se bonot e thesarit per shkak te likuiditetit me te ulet dhe riskut. Maturimet variojne nga 2 jave deri ne 1 vit, jane shume te tregtueshme. 3.      Letrat tregtareCertifikata borxhi afatshkurtra te pasiguruara qe emetohen nga kompanite me reputacion. Maturim deri ne 270 dite, emetohen ne shumefisha te 100.000$ => investitoret e vegjel vetem indirekt. Perfitimi é diferenca midis vleres nominale dhe cmimit te skontuar. Nuk ekziston treg sekondar aktiv, mbartin risk kredie, jane me pak likuide se bonot e thesarit => norma kthimi lehtesisht me te larta. 4.      Pranimet bankare (L/C)Perdoren ne tregtine nderkombetare kur kredibilteti i nje tregtari é i panjohur per tregtarin tjeter. Detyrim per ti paguar eksportuesit shumen ne afatin e percaktuar, si dhe per te paguar komisionet  e bankes per garantimin qe kjo e fundit i ben pageses. Maturime ndermjet 30 dhe 270 dite. Perfitimi é diferenca ndermjet shumes se perfituar ne daten e skadences dhe cmimit te skontuar te blerjes. Treg aktiv sekondar, likuid. 5.      EurodollaretDepozita te percaktuara ne dollare ne banka te huaja ose ne filiale te huaja te bankave amerikane. Afati i maturimit é me pak se 6muaj. 6.      Marrëveshjet e riblerjesRepo: Tregtare te letrave me vlere qeveritare i shesin keto letra me marreveshjen e riblerjes diten e neserme me nje cmim lehtesisht me te larte, pra nje forme afatshurter huamarrje (1 ditore)Term repo: Transaksion identik me sa me siper, por afati é 30 dite ose me shume.Reverse repo: Tregtari i blen letrat mevlere qeveritare nga nje investitor me marreveshjen e rishitjes me nje cmimme te larte ne nje date te ardhshme. Pyetja 8 Shpjegoni shkurtimisht bonot e thesarit dhe diferenconi ndërmjet normave që llogariten për to: norma diskonte e bankës, norma vjetore efektive e kthimit, norma ekuivalente e obligacionit. Bonot e thesarit jane tituj afatshkurter detyrimi (3mujore, 6mujore ose 1vjecare), i emeton dhe shet Banka Qendrore per te mbuluar deficitin afatshkurter. Perfitimi é diferenca ndermjet vleres nominale dhe cmimit te blerjes. Shuma minimale e investimit ne Shqiperi eshte 300.000 Leke. Tregtueshmeri e larte, shume likuide, risk i ulet, kosto te ulet transaksioni, fitimet jane te pataksueshme. Norma diskonte e bankes: rBD  =   Vn – P  .  360    n – nr. i periudhave ne je vitVn         n          Vn – vlera nominale e bonosP – cmimi i blerjes Norma vjetore efektive e kthimit: ref  = ( 1 + Vn – P )ⁿ  – 1P Dallimi ndermjet  rBD dhe ref :I.  rBD shprehet ne shkalle vjetore duke e supozuar vitin me 360 dite dhe jo me 365 diteII. Llogartje me interes te thjeshte ne vend te interesit te perbereIII. Emeruesi ne formule é Vn dhe jo P Norma ekuivalente e obligacionit: RBEY =  Vn – P  . 365P              n Kjo meyre llogaritje shmang problemin I dhe III, por perdor perseri interesin e thjeshte, gje qe sjell probleme ne krahasimin e normave te bonove te thesarit me letra te tjera me vlere. Megjithate shumica e letrave me vlere me maturim deri ne nje vit e llogarisin normen e kthimit vjetore duke perdorur interesin e thjeshte. Pyetja 9 Përshkruani shkurtimisht mënyrën e krijimit të pranimeve bankare.   Aktoret: importuesi, banka e importuesit, eksportuesi, banka e eksportuesit.  Menyra e krijimit te pranimeve bankare (letter of credit).  Pyetja 10 Cilët janë instrumentet e borxhit? Shpjegoni shkurtimisht karakteristikat e tyre. Në kategorinë e instrumenteve të borxhit (instr.me te ardhura fikse) bejne pjese: 1. Dëftesat dhe obligacionet e thesaritForma te sigurimit te fondeve nga qeveria, emetime 1.000$ ose me shume, paguajne interesa 6mujore te njohura si pagesa te kuponit. Deftesat e thesarit kane maturime 1-10 vjet, ndersa obligacionet e thesarit 10-30 vjet. Oblg.thesarit mund ti shoqeroje tipari i thirrjes, ku emetuesi ka te drejten ti terheqe oblg. ne nje periudhe te caktuar, zakonisht ne 5vjecarin e fundit te jetes se oblg. 2. Obligacionet ndërkombëtareShume kompani marrin hua jashte territorit te vendit dhe individet blejne obligacione te emetuesve te huaj. Nje euroobligacion é i percaktar ne nje monedhe te ndryshme nga monedha e vendit ne te cilin emetohet ky obligacion.Shembull: nje obligacion i shprehur ne $ qe shitet ne Angli. 3. Obligacionet bashkiakeEmetohen nga bashkite, interesat e tyre jane te perjashtuara nga taksat lokale dhe shteterore  => investitoret jane te gatshem te pranojne norma me te uleta kthimi ne to.a)      Oblg. me detyrim te pergj.– te siguruara nga fuqia taksuese e emetuesitb)      Oblg. me te ardhura– emetohen per financim projektesh, psh aeroporte, spitaleEmertimi minimal eshte 5.000$, maturimet variojne deri ne 30 vjet. Tregu sekondar i obligacioneve bashkiake é me pak aktiv se tregu i obligacioneve te thesarit. 4. Obligacionet e kompaniveKompanite marrin hua direkt nga publiku. Ashtu si obligacionet e thesarit paguajne kupona 6mujore dhe i paguajne obligacionmbajtesit vleren nominale ne maturim, por kane nivel me te larte risku. Emertimi minimal é 1.000$, shkalla e aktivitetit te tregut sekondar varet nga madhesia e kompanise emetuese. Pyetja 11 Si do të përcaktonim nivelin e taksës që do të na linte indiferent ndërmjet investimit në obligacione të taksueshëm dhe investimit në obligacione të pataksueshëm? T = 1 – rm                     T – % e takses ne obligacionin e taksueshemr                                   r – norma e kthimit perpara aplikimit te taksesrm – norma e kthimit ne obligacione qeveritare Pyetja 12 Cilët janë disa nga elementët që publikohen në një listim të aksionit të zakonshëm? Listohen cmimet me te larta dhe me te uleta me te cilet jane tregtuar aksionet ne javet e fundit, dividendi i fundit (psh per tremujor) i paguar nga kompania per aksion, cmimi aktual i shitjes te aksionit, raporti P/E qe é raporti i cmimit aktual te aksionit me fitimet per aksion te vitit te kaluar, vellimi i aksioneve te tregtuara, cmimi me i larte dhe me i ulet i tregtimit te aksioneve ne kete dite, diferenca ndermjet cmimit mbylles te dites dhe cmimit mbylles te nje dite me pare.  Pyetja 13 Në cilën kategori të letrave me vlerë bëjnë pjesë aksionet e zakonshme? Përmendni karakteristikat kryesore të aksioneve të zakonshme Aksionet e zakonshme jane letra me vlere te kapitalit neto. Jane tituj pronesie, cdo aksion i zakonshem i siguron pronarit nje vote ne diskutimet per probleme te kompanise. Aksioneret zgjedhin nje bord drejtoresh qe kontrollojne kompanine, ky bord zgjedh menaxheret, te cilet ndjekin ecurine ditore te kompanise.E drejta ne likuidim: ne nje rast falimentimi te kompanise aksioneret paguhen te fundit. Dividentet é pjese e te ardhurave pas pagimit te ineresave dhe taksave. Menaxheret e paguajne kete diference si divente ose e riinvestojne ne kompani duke rritur keshtu vleren e aksioneve.Detyrime te kufizuara: ne nje rast falimentimi te kompanise aksioneret humbasin vetem investimin fillestar, pra nuk kontribuojne me mjete shtese per shlyerjen e detyrimeve te kompanise. Pyetja 14 Cilat janë ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet tipeve të letrave me vlerë derivative? Vlerat e instrumentave derivative (opsione dhe kontrata te ardhshme) jane te mbeshtetura ne vlerat e letrave te tjera me vlere.Ndryshimet: Mbajtesi i opsionit nuk eshte i detyruar ta ushtroje opsionin, ndersa nje kontrate e ardhshme e detyron investitorin qe merr psh nje pozicion te gjate te bleje mjetin me nje cmim te paracaktuar. Ky avantazh i mbajtesit te opsionit kompenson pagesen fillestare te cmimit te blerjes se opsionit. Pyetja 15 Diskutoni shkurtimisht përdorimet e indekseve të tregut. Cdo treg ka shume indekse te publikuara nga Dow Jones, Standart and Poor’s Line, etj. Keto indekse i lejojne investitoret te masin ecurine e portofoleve te tyre kundrejt nje indeksi qe i perafrohet perberjes se portofolit. Pyetja 16 Cilët janë faktorët kryesorë që duhen konsideruar në ndërtimin e një indeksi tregu? Cilat janë karakteristikat specifike të çdo indeksi? Indeksi i ponderuar ne baze te cmimit é mesatarja aritmetike e cmimeve aktuale, pra levizjet e indeksit jane te influencuara nga cmimet e komponenteve te indeksit. Mesataret Dow Jones jane me te rendesishmet e kesaj kategorie. P.sh DJIA é nje mesatare cmimesh per 30 kompanite me te medha industriale te listuara ne bursen e New York-ut dhe konsiderohet si nje indeks Blue Chip. Kritikohet se é perzgjedhes dhe perfaqeson shume pak aksione, permbledh mbi 25% te vleres se tregut.Indeksi i ponderuar ne baze te vleres llogaritet duke u mbeshtetur ne vleren totale te tregut ne fillim te periudhes, kjo é e barabarte me prodhimin e nr. te aksioneve te emetuara me cmimin aktual te tregut. Me te rendesishmet ne kete kategori konsiderohen Indekset Standart&Poor. Me ndryshimet e vleres se aksioneve, llogaritet nje indeks i ri, ne te cilin vlera aktuale e tregut krahasohet me vleren fillestare dhe kjo % ndryshimi aplikohet ne vleren fillestare te indeksit. Me i njohuri é indeksi Standart&Poor’s Stock Index.Indeksi me pesha te barabarta eshte i paponderuar, te gjitha aksionet kane te njejten vlere pavaresisht cmimit apo vleres se tyre te tregut. Me te rendesishmet é Mesataret Value Line. Keto indekse perdoren nga individe qe investojne shuma te barabarta ne aksionet perberes te portofolit te tyre.  Pyetja 17 Shpjegoni se si indeksi i ponderuar në bazë të çmimit dhe indeksi i ponderuar në bazë të vlerës përshtaten ndaj ndarjes apo bashkimit të aksioneve. Diskutim me shembuj konkrete ne tabele.  Pyetja 18 Pse është i vështirë ndërtimi dhe administrimi i indekseve të obligacioneve? Sa kategori indeksesh obligacionesh ekzistojnë? Krijimi dhe perllogaritja eshte e veshtire per keto arsye: • Kategoria e obligacioneve é shume me e gjere se ajo e aksioneve• Obligacionet ndryshojne ne menyre te vazhdueshme, psh emetime te reja, maturim, ushtrimi tiparit te thirrjes• Paqendueshmeria e cmimeve ndryshon pasi é e influencuar nga jetegjatesia, qe edhe kjo ndryshon ne varesi te ndryshimeve te maturimit, kuponit dhe normes se tregut.Probleme ne vleresimin korrekt te obligacioneve pjesemarrese ne indeks Tre kategori indeksesh obligacioni:

  1. Indekse obligacionesh amerikane te nje cilesie te larte, perfshihen ketu obligacionet e thesarit dhe oblg. te tjera te nje cilesie te larte, oblg. me renditje BBB apo me te larte;
  2. Indekset e obligacioneve me norma te larta kthimi (oblg spekulative), nuk jane te nje cilesie te larte me renditje BB, B, CCC, CC dhe C.
  3. Indekset e tregut global te obligacioneve qeveritare dominohen nga oblg qeveritare te vendeve te ndryshme.

   E vërtetë apo e gabuar 1.      Në tregun monetar tregtohen instrumente me afat maturimi mbi 1 vit dhe në tregun e kapitalit instrumente me afat maturimi deri në një vit. Gabuar 

2.      Tregjet financiare kryejnë këto funksione ekonomike: përcaktojnë çmimin e instrumenteve të tregtuara në to; sigurojnë mekanizmin e blerjes dhe të shitjes së instrumenteve në to; kontribuojnë në uljen e kostos së transaksionit. Vertete

 

3.      Ndër instrumentet e tregut monetar mund të përmendim: bonot e thesarit, çertifikatat e depozitës, letrat tregtare, pranimet bankare, eurodollarët dhe marrëveshjet e riblerjes. Vertete

 

4.      Për bonot e thesarit norma diskonte e bankës (rBD) është më e lartë sesa norma vjetore efektive e kthimit (ref). Gabuar

 

5.      Ndër instrumentet e tregut të borxhit mund të përmendim: dëftesat dhe obligacionet e thesarit; obligacionet ndërkombëtare, obligacionet bashkiake dhe obligacionet e kompanive. Vertete

 

6.      Mbajtësit e aksioneve të zakonshme të një kompanie janë të parët që likuidohen në rastin e një falimentimi të mundshëm të saj. Gabuar

 

7.      Aksioni i preferuar është instrument i kapitalit neto por nuk mund të jetë edhe letër me vlerë me të ardhura fikse. Gabuar

 8.      Opsionet janë letra me vlerë derivative që përmbajnë detyrimin e blerësit për të ushtruar opsionin dhe të drejtën e shitësit për të përfituar prime nga këto letra. Gabuar 

9.      Indekset e tregut klasifikohen në: indekse me ponderim në bazë të çmimit, indekse me ponderim në bazë të vlerës dhe indekse me pesha të barabarta. Vertete

 

10.  Në indeksin me ponderim në bazë të çmimit, aksioni me çmim më të lartë ka dhe rolin më të rëndësishëm në të (për të njëjtën përqindje ndryshimi të çmimeve të aksioneve). Vertete

 

11.  Ndarja apo bashkimi i aksioneve pjesëmarrëse në indeks nuk ka asnjë lloj ndikimi në vlerën  e indeksit. Vertete

 

12.  Në indeksin me ponderim në bazë të vlerës aksioni me vlerë (çmim×sasi) më të lartë ka rol më pak të rëndësishëm në të (për të njëjtën përqindje ndryshimi të vlerës së aksioneve). Gabuar

 

13.  Në indeksin me ponderim në bazë të vlerës ndarja apo bashkimi i aksioneve pjesëmarrëse ndikojnë në vlerën e re të indeksit. Gabuar

 14.  Indeksi me pesha të barabarta është kombinim i indeksit me ponderim në bazë të çmimit dhe indeksit me ponderim në bazë të vlerës. Gabuar 

15.  Indekset e obligacioneve janë shumë më të zhvilluara sesa indekset e aksioneve sepse janë dhe më të thjeshta në llogaritje. Gabuar

 

16.  Shumica e letrave me vlerë të tregut monetar shiten me zbritje ndaj vlerës nominale, kështu që e vetmja e ardhur që sigurojnë investitorët është rivlerësimi i çmimit. Vertete

 

17.  Një obligacion thesari me maturim 20 vjet, por që i mbeten edhe 6 muaj deri në afatin e maturimit, bën pjesë në kategorinë e letrave me vlerë të tregut monetar. Gabuar

 Përcaktoni alternativën e saktë 

  1. Cila nga karakteristikat e mëposhtme nuk i përket instrumenteve të tregut të parasë?

 

  1. Likuiditeti
  2. Tregtueshmëria
  3. Maturim i largët
  4. Të gjitha pohimet e mësipërme.

 

  1. Cili nga instrumentet e mëposhtëm nuk bën pjesë në instrumentet e tregut të parasë?

 

  1.  
    1. Bonot e thesarit
    2. Çertifikatat e tregtueshme të depozitës
    3. Letrat tregtare
    4. Obligacionet e thesarit
    5. Depozitat në eurodollarë

 

  1. Bonot e thesarit janë instrumente financiare që emetohen për të siguruar fonde nga ana e

 

a.       bankave të nivelit të dytë.

b.      qeveria.

c.       bashkitë.

d.      Të gjitha pohimet e mësipërme.

 

  1. Letra tregtare është një instrument afatshkurtër që emetohet nga

 

a.       Banka Qendrore.

b.      bankat e nivelit të dytë.

c.       kompani të mëdha dhe të njohura.

d.      bursa.

e.       Të gjitha pohimet e mësipërme.

 

  1. Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë?

 

a.       Dëftesat e thesarit, në emetim, kanë maturim mbi 10 vjet.

b.      Obligacionet e thesarit, në emetim, kanë maturim mbi 10 vjet.

c.       Dëftesat e thesarit, në emetim, kanë maturim 10-30 vjet.

d.      Dëftesat e thesarit mund të kenë tiparin e thirrjes.

e.       Bonot e thesarit, në emetim, kanë maturim mbi 10 vjet.

 

  1. Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë në lidhje me obligacionet e kompanive?

 

a.       Obligacioni i një kompanie me tiparin e thirrjes i jep të drejtën mbajtësit të konvertojë obligacionin në aksione të zakonshme të kësaj kompanie.

b.      Obligacioni i konvertueshëm i jep të drejtën mbajtësit të konvertojë obligacionin në aksione të zakonshme të kësaj kompanie.

c.       Mbajtësit  e obligacioneve të kompanisë kanë të drejta votimi në kompani.

d.      Të gjitha pohimet e mësipërme.

 

  1. Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë në rastin e falimentimit të një kompanie?

 

a.       Maksimumi i humbjes së aksionerëve do të jetë investimi i tyre fillestar në aksionet e kësaj kompanie.

b.      Mbajtësit e aksioneve të zakonshme janë të parët që përfitojnë në rastin e likuidimit të kompanisë.

c.       Obligacionmbajtësit përfitojnë në likuidim të mjeteve të kompanisë vetëm pasi të jenë paguar mbajtësit e aksioneve të zakonshme.

d.      Mbajtësit e aksioneve të preferuar përfitojnë në likuidim të kompanisë përpara mbajtësve të aksioneve të zakonshme.

e.      a dhe d. 

  1. Cili nga pohimet e mëposhtme është i saktë në lidhje me letrat me vlerë të emetuara nga kompania?

 

a.       Dividendët e aksioneve të zakonshme paguhen përpara dividendëve të aksioneve të preferuar.

b.      Mbajtësit e aksioneve të preferuar kanë të drejta votimi.

c.       Dividendët e aksioneve të preferuar janë kumulative.

d.      Dividendët e aksionit të preferuar janë detyrime kontraktuale.

e.       Të gjitha pohimet e mësipërme.

 Rrethoni alternativën e saktë në ushtrimet 9, 10 dhe 11  duke shfrytëzuar të dhënat e mëposhtme: 

Aksioni Çmimi ($) Sasia e aksioneve të emetuara
Aksioni A

40

200

Aksioni B

70

500

Aksioni C

10

600

 

  1. Vlera e indeksit me ponderim në bazë të çmimit të tre aksioneve A, B dhe C është:

 

a.       30

b.      40

c.       50

d.      60

e.       70

 

  1. Vlera e indeksit me ponderim në bazë të vlerës së tre aksioneve, A B dhe C, në qoftë se indeksi i periudhës bazë është 100, është

 

a.       1,2

b.      1.200

c.       490

d.      4.900

e.       49

 

  1. Duke supozuar që indeksi me ponderim në bazë të vlerës është i barabartë me 490, vlera e  indeksit të ri nëse do të kemi bashkim të aksionit B ( raporti 2/1) dhe ndarje të aksionit C (raporti ¼), do të jetë

 

a.       265

b.      430

c.       355

d.      490

e.       1.000

 

  1. Norma diskonte e kërkuar për një bono thesari është 5%. Sa është çmimi i kërkuar i bonos, nëse maturohet për 60 ditë dhe ka vlerë nominale 10.000$?

 

a.       9.500$

b.      9.916,67$

c.       9.523,81$

d.      8.753,14$

e.       9.876,52$

 

  1. Një bono thesari ka vlerë nominale 10.000$ dhe shitet me 9.800$. Nëse bono maturohet në 90 ditë, cila është norma vjetore efektive e bonos së thesarit?

 

a.       8,16%

b.      2,04%

c.       8,54%

d.      6,12%

e.      8,42% 

  1. Një investitor blen një obligacion bashkiak dhe një obligacion të një kompanie që ofrojnë përkatësisht norma kthimi: 8% dhe 10%. Duke pasur parasysh që obligacionet bashkiake nuk taksohen dhe taksa e obligacioneve të kompanive është 20%, cilat do të jenë normat e kthimit të investitorit pas aplikimit të taksës?

 

a.       8% dhe 10%

b.      8% dhe 8%

c.       6,4% dhe 8%

d.      6,4% dhe 10%

e.       10% dhe 10%

 

  1. Në indeksin me ponderim në bazë të vlerës, rregullimi për t’iu përshtatur ndarjes së aksioneve pjesëmarrëse në këtë indeks kryhet nëpërmjet

 

a.       përshtatjes së pjesëtuesit.

b.      automatikisht.

c.       çdo tremujor.

d.      Asnjë nga pohimet e mësipërme.

 

  1. Cila nga letrat me vlerë të mëposhtme bën pjesë në kategorinë e instrumenteve të tregut të parasë?

 

a.       Dëftesat e thesarit

b.      Obligacionet e thesarit

c.       Obligacionet bashkiake

d.      Letrat tregtare

e.       Letrat me vlerë të garantuara me hipotekë

 

  1. Cili do të ishte niveli i taksës që do t’ju linte indiferent në zgjedhjen ndërmjet obligacionit të kompanisë që ofron normë kthimi 8,5% dhe obligacionit bashkiak që ofron normë kthimi 6,12%?

 

a.       33%

b.      72%

c.       15%

d.      28%

e.       Nuk mund të përcaktohet me të dhënat në dispozicion.

 

  1. Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë në lidhje me bonot e thesarit?

 

a.       Bonot e thesarit janë instrumente të tregut të kapitalit.

b.      Bonot e thesarit shiten nëpërmjet ofertave konkurruese dhe jo konkurruese.

c.       Bonot e thesarit kuotohen nëpërmjet normave vjetore efektive të kthimit.

d.      Në maturim të bonove të thesarit mbajtësi i tyre përfiton vlerën nominale të bonos.

e.      b dhe d. 

  1. Me çfarë çmimi do të shitet një bono thesari me karakteristikat e mëposhtme?

 

Ditët derinë maturim Çmimi bid Çmimi ask Ndryshimi Normae kërkuar

58

6,01

5,97

+0,01

6,11

 

a.       9.897,16$

b.      9.903,17$

c.       9.903,82$

d.      9.901,56$

e.       9.905,43$

 

  1. Norma ekuivalente e bonos së thesarit që shitet me 9.453$ dhe ka edhe 173 ditë deri në maturim është

 

a.       11,54%

b.      12,21%

c.       12,04%

d.      11,38%

e.       12,15%

 

  1. Çfarë nënkuptoni me karakteristikën e tregtueshmërisë të çertifikatave të depozitave?

 a.      Çertifikata e depozitës mund të shitet te një tjetër investitor, nëse mbajtësi i saj ka nevojë për likuiditet përpara afatit të maturimit.

b.      Norma e interesit e çertifikatës së depozitës është subjekt negocimi.

c.       Çertifikata e depozitës riinvestohet automatikisht në datën e maturimit.

d.      Norma e interesit e paguar për çertifikatat e depozitës ndryshon në varësi të normës së tregut.

 

  1. Supozojmë që një investitor është duke analizuar investimin në: obligacione kompanie me normë kthimi 7,17% përpara aplikimit të taksës dhe në obligacione bashkiake me normë kthimi 5,93%. Cili do të ishte niveli i taksës që do ta linte investitorin indiferent në zgjedhjen e tij?

 

a.       15,4%

b.      23,7%

c.       39,5%

d.      17,3%

e.       12,4%

 

  1. Një bono thesari ka normë diskonte 5,71, maturohet në 63 ditë. Cila do të jetë vlera e normës ekuivalente të bonos së thesarit?

 

a.       5,76%

b.      5,82%

c.       5,85%

d.      5,92%

e.       6,02%

 

  1. Një bono thesari ka normë diskonte 5,71, maturohet në 63 ditë. Cila do të jetë vlera e normës efektive vjetore të bonos së thesarit?

 a.      5,98%

b.      5,82%

c.       5,91%

d.      5,85%

e.       5,94%

 

  1. Diferenca ndërmjet çmimeve bid dhe ask

 

  1. është komision i ndërmjetësit.
  2. është e ardhura e siguruar nga tregtari në një transaksion.
  3. është më e lartë për letra me vlerë më pak likuide në krahasim me letrat me vlerë më likuide.
  4. Të gjitha pohimet e mësipërme.
  5. Asnjë nga pohimet e mësipërme.

 

  1. Bonot e thesarit paguajnë të ardhurën e zakonshme për investitorët e tyre në formën e

 

  1. kuponit.
  2. një vlerësimi të mundshëm të çmimit mbi çmimin me zbritje të blerjes.
  3. bonot e thesarit nuk paguajnë interes.
  4. dividendëve në para.

 

  1. Pranimet bankare paraqiten në mënyrë më të saktë nga pohimi

 

  1. pranimet bankare janë dokumente që përdoren në tregtinë ndërkombëtare.
  2. pranimet bankare sigurojnë pagesën e shitësit por nuk sigurojnë blerësin e mallrave.
  3. dy banka të ndryshme duhet të bashkëpunojnë për të krijuar një pranim bankar;
  4. a dhe c.
  5. Të gjitha pohimet e mësipërme.
  6. Asnjë nga pohimet e mësipërme.

 

  1. Cili nga pohimet e mëposhtme përfaqëson karakteristikat e letrave me vlerë të tregut monetar?

 

  1. Janë të emetuara nga qeveria, bashkitë, kompani të mëdha të cilësuara si kompani të mira.
  2. Të gjitha kanë afate maturimi 270 ditë ose më pak.
  3. Të gjitha kanë risk të lartë të fuqisë blerëse.
  4. a dhe b.
  5. b dhe c.

 

  1. Një bono thesari shitet me 9.600$ (Vn=10.000$) dhe ka maturim 180 ditë. Norma diskonte e bankës është 8%. Norma ekuivalente e bonos së thesarit do të jetë

 

  1. 8,45%
  2. 8%
  3. 8,11%
  4. Asnjë nga vlerat e mësipërme.

 

  1. Një formë huamarrjeje afatshkurtër, e përdorur nga tregtarët e letrave me vlerë qeveritare, është
  1. marrëveshja e riblerjes.
  2. pranimi bankar.
  3. letra tregtare.
  4. eurodollarët.

 

  1. Në llogaritjen e indeksit të portofolit të aksioneve me ponderim në bazë të vlerës do të ndikonte

 

a.       ndarja e aksioneve përbërëse të portofolit.

b.      bashkimi i aksioneve përbërëse të portofolit.

c.       ndryshimi i vlerës së portofolit si rezultat i ndryshimit të çmimit të aksioneve përbërëse të tij.

d.      Të gjitha pohimet e mësipërme.  Ushtrimet e kapitullit te dyte konsistojne ne dy qellime kryesore:

  1. indekset dhe
  2. normat e instrumentave te tregut monetar, domethene llogaritja e normes efektive vjetore-se, norma diskonte dhe norma ekuivalente. Studentet duhet te dine tre faktoret qe bejne dallimin midis tyre. Kujdes: HPR eshte norme periodike, e cila duhet te kthehet ne vjetore me qellim qe te krahasohet me normat e investimeve te tjera afatgjata, per shembull kur krahasojme bonot me obligacionet si alternativa investimi.
  3. Per shembull ushtrimi 3 zgjidhet si me poshte:

  

a.       Cila letër me vlerë ofron një normë efektive më të lartë të kthimit:

§         Një bono thesari 3-mujore që shitet me 9.764$,Vn=10.000$;

§         Një bono thesari 6-mujore që shitet me 9.539$, Vn=10.000$.

b.      Llogarisni normën diskonte të bankës në secilën bono thesari.

 Zgjidhjea)      Bono thesari 3 mujore:  Bono thesari 6 mujore: BTh 3 mujore ka norme efektive tre kthimit me te larte se BTh 6 mujore. b)      Bono thesari 3 mujore: Bono thesari 6 mujore:   Ushtrimi 8. Duke u bazuar në të dhënat e ushtrimit 7 llogarisni: a.       Ndryshimin në përqindje për indeksin me pesha të barabarta të krijuar nga tre aksione A, B dhe C, duke supozuar që investimi në secilin aksion do të jetë i barabartë me 1.000.000$. Vlera e investimit total të investitorit në këtë portofol aksionesh është 3.000.000$.b.       Përqindjen e ndryshimit të çmimeve për secilin aksion në shembullin e mësipërm. Llogarisni mesataren aritmetike të këtyre ndryshimeve në përqindje.c.       Mesataren gjeometrike të ndryshimeve në përqindje, të përcaktuar në pikën (b). Komentoni diferencat në rezultatet e të tre kërkesave. Zgjidhjea)          

   
Periudha T
Aksioni
Çmimi
Nr i aksioneve
Vlera e tregut
A
60 16,67 1.000.000
B 20 50 1.000.000
C 18 55,56 1.000.000
Totali     3.000.000

 

   
Periudha T+1
Aksioni
Çmimi
Nr i aksioneve
Vlera e tregut
A
80 16,67 1.333.600
B 35 50 1.750.000
C 25 55,56 1.389.000
Totali     4.472.600

 b)           Përgjigjet ne pikat a) dhe b) janë pothuajse te barabarta. Kjo është normale, sepse ndërsa ne piken a) përfaqësohet ndryshimi ne përqindje i nje indeksi me ponderim te barabarte, ne piken b) aplikohet një peshe e barabarte aksioneve individuale ne llogaritjen e mesatares aritmetike. c)          Mesatarja gjeometrike eshte me e ulet se mesatarja aritmetike. Kjo sepse ndryshueshmëria e kthimeve ka nje efekt me te madh ne mesataren aritmetike se sa ne atë gjeometrike. Ushtrimi 9. 

Kompania Çmimi Aksione
A B C A B C
Dita 1 12 23 52 500 350 250
Dita 2 10 22 55 500 350 250
Dita 3 14 46 52 500 175 250
Dita 4 13 47 25 500 175 500
Dita 5 12 45 26 500 175 500

 a.       Llogarisni indeksin me ponderim në bazë të çmimit për ditët nga 1-5.b.       Cilat janë efektet që ndarja (bashkimi) i aksioneve ka në përcaktimin e indeksit të ditës pasardhëse?Zgjidhjea)      Dita I:                    Dita II:                    (përpara bashkimit) (pjesëtuesi i ri)Dita III:         (përpara ndarjes) (pjesëtuesi i ri)Dita IV:        Dita V:         b)      Meqenese eshte nje indeks me ponderim ne baze te cmimit, sa me i larte cmimi i aksionit aq me i madh ndikimi i ndryshimit te cmimit te ketij aksioni ne mesatare. Kur kemi ndarje (bashkim) aksionesh, pjestuesi i ri siguron qe vlera e re e indeksit te ngelet e njejte me vleren e indeksit perpara ndarjes (bashkimit). Efekti kryesor i ndarjes (bashkimit) te aksioneve eshte vetem ripozicionimi i madhesise se influences qe aksionet mund te kene ne percaktimin e indeksit. Per shembull, nje ndryshim 10% ne cmimin e aksionit B do te kete ndikim me te madh ne percaktimin e ndryshimit ne perqindje te indeksit ne diten e trete, pas bashkimit te aksioneve, se sa ndikimi ne diten e 2. Ushtrimi 10. Duke përdorur çmimet dhe sasinë e aksioneve të paraqitura në tabelën e ushtrimit 9: a.       Llogarisni indeksin me ponderim në bazë të vlerës të bazuar në 3 aksionet, për ditët nga 1-5, duke supozuar vlerën e tij fillestare të barabartë me 10.b.       Përcaktoni efektet e ndarjes apo tw bashkimit në përcaktimin e indekseve të ditës pasardhëse. Zgjidhje 

  Çmimi Aksione
Kompani A B C A B C
Dita 1 12 23 52 500 350 250
Dita 2 10 22 55 500 350 250
Dita 3 14 46 52 500 175 250
Dita 4 13 47 25 500 175 500
Dita 5 12 45 26 500 175 500

 a)      Duke konsideruar si periudhe baze diten e pare llogarisim vleren e portofolit ne kete dite:Dita I:   Dita II:              Dita III:            Dita IV:            Dita V:           b)      Vlerat e tregut te letrave me vlere ngelen te pandryshuara nga ndarja (bashkimi) i aksioneve përbërëse te indeksit. Prandaj ndarja (bashkimi) nuk ushtron asnjë efekt ne indeks.  

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: