NEA – Blog – Northern Epirus Association

 

http://www.nea.eu.tp

mailto:nea_info@aol.com

 Tema 4. Bazat Teorike tё Ekonomisё Ndёrkombёtare II II. 1. Avantazhet relative dhe perfitimet nga tregtia. Kendveshtrimi Rikardian Cmimi i tregtise se jashtme 

Ne analizen e leksionit te meparshem per teorine e avantazheve absolute te Smithit ne treguam se te dy vendet do te perfitonin nga tregtia nese do te specializoheshin ne prodhimin e atyre mallrave per te cilat kane avantazhe absolute. Arsyetimi mbi perfitimet e tregtise u bazua ne cmimet ekzistuese ne secilen ekonomi. Por kjo analize nuk i dha pergjigje nje pyetje shume te rendesishme: cili do te jete cmimi i transaksioneve te tregtise nderkombetare ndermjet mallrave? Bazuar ne analizen tone mund te themi me siguri te plote se cmimi nderkombetar i bukes ose pelhures do te jete nje shifer brenda kufijeve te percaktuar nga cmimet kombetare te tij. Me fjale te tjera, cmimi i nje malli do te ishte me i larte ose i barabarte me cmimin kombetar te vendit A dhe me i ulet ose i barabarte me ate te vendit B. Arsyeja per nje cmim te tille bazohet ne faktin qe: nese cmimi nderkombetar i bukes do te ishte me i ulet se cmimi ekzistues ne ekonomine A (qe gezon edhe avantazhin absolut te prodhimit te bukes) vendi A nuk do te tregtonte buke ne tregun boteror pasi do te dilte me humbje (cmimi do te ishte me i ulet se kosto e prodhimit). Ne nje rast te tille vendi A nuk do te prodhonte fare buke.

 

Nga ana tjeter, nese cmimi nderkombetar i bukes do te ishte me i larte se cmimi ekzistues ne vendin B, atehere kjo do te thoshte se vendi do te blente buken ne shtrenjte sesa sikur ta prodhonte vete, rrjedhimisht ai nuk do te blinte fare buke por do te prodhonte ate. Ne kete rast, tregtia nuk do te ndodhte dhe vendi A nuk do te mund te shiste buke ne vendin B. Pra, qe vendet te specializohen dhe tregtia te ndodhe duhet detyrimisht qe cmimi nderkombetar i nje malli te jete ndermjet cmimeve relative per kete mall ne te dy ekonomite. Se ku konkretisht do te vendoset ky cmim nderkombetar, varet nga konsiderata te tjera qe nuk rrjedhin nga avantazhet absolute si psh, aftesia e tregtareve per te negociuar cmime te favorshme, ndryshimet ne sjelljen e konsumatoreve ose preferencave te tyre, etj.

   Avantazhet krahasuese te Rikardos 

Teoria e Smithit, e cila ne pamje te pare duket sikur e argumenton arsyeshem tregtine e jashtme, ka nje te mete jo te vogel. Kjo teori nuk arrin te shpjegoje se si arijne te tregtojne mallra ne tregjet nderkombetare vendet qe nuk kane asnje avantazh absolut krahasuar me vendet e tjera?   

 

David Rikardo (1817) arriti t’i jape pergjigje kesaj pyetje ne vepren e tij “Parimet e ekonomise politike dhe te taksimit”. Rikardo e coi me tej teorine e Adam Smithit duke zbuluar teorine e avantazheve krahasuese. Sipas kesaj teorie te re te Rikardos dy vende, A e B, mund te perfitojne nga specializimi dhe tregtia nderkombetare edhe nese vendi A ka avantazh absolut ne prodhimin e te dy mallrave. Ne do te vazhdojme ti referohemi shembulit te tone sipas te cilit kemi nje ekonomi boterore me dy vende A e B dhe dy produkte. Eshte e lehte qe rezultatet e gjeneruara nga ky model i thjeshte te pergjithesohen per rastin kur do te kishim nje ekonomi nderkombetare shumekombeshe qe prodhon shume mallra.

 

Teoria e Rikardos eshte permbledhur ne te ashtequajturin ligjin e avantazheve krahasuese qe thote:

 “Nje vend perfiton nga tregtia duke eksportuar ato mallra dhe sherbime ne prodhimin e te cilave ai ka avantazhe krahasuese dhe duke importuar ato mallra dhe sherbime per te cilat ka avantazhe krahasuese me te vogla (ose e thene ndryshe ka disavantazhe krahasuese)”. 

Perpara se te vazhdojme me tej le te ndalemi per nje moment per te sqaruar konceptin e “avantazhit krahasues”. Themi se vendi A ka avantazh krahasues ne prodhimin e bukes kur vendi A ka avantazhin absolut ne prodhimin e te dy mallrave, por ka avantazhin absolut me te madhe ne prodhimin e bukes. Me fjale te tjera, vendi A i prodhon edhe buken edhe pelhurat me kosto me te ulet se vendi B, por diferenca e kostos (se prodhimit ne vendin A kundrejt vendit B) eshte me e madhe ne rastin prodhimit te bukes sesa ne rastin e prodhimit te pelhures.

 

Ne te njejten kohe, ne kete shembull, themi se vendi B ka avantazh krahasues ne prodhimin e pelhures kur vendi B ka disavantazh absolut ne prodhimin e te dy mallrave por ka disavantazh absolut me te vogel ne prodhimin e pelhures. Me fjale te tjera vendi B i prodhon edhe buken edhe pelhuren me kosto me te larte se vendi A, por diferenca e kostove ndermjet dy vendeve eshte me e vogel ne rastin e prodhimit te pelhures. 

 

Sipas ketij arsyetimi, ne nje bote me dy vende e dy mallra ne qofte se njeri nga vendet ka avantazh krahasues ne prodhimin e nje malli, vendi tjeter ka avantazh krahasues ne prodhimin e mallit tjeter. Ka vetem nje rast te vecante qe ben perjashtim nga ky regull i pergjithshem kur avantazh/disavantazhi absolute i nje vendi ne raport me nje vend tjeter eshte i njejte per te dy mallrat. E thene ndryshe diferenca e kostos se prodhimit ndermjet ventit A e B eshte e njejte per te dy mallrat. Ky rast ben perjashtim nga ligji i avantazheve krahasuese sepse nuk ka asnje avantazh te tille, rrjedhimisht ne kete rast perfitimet nga tregtia do te ishin te barabarta me zero.

 

Le te perdorim nje shembull te thjeshte per te ilustruar idene e Rikardos. Edhe ne kete rast do te supozojme nje bote me dy vende, konkretisht Japonine e Angline, dhe dy mallra – televizore e vere. Edhe ne kete rast do t’u permbahemi supozimeve te bera per teorine e Adam Smithit.  Supozojme se Japonia ka avantazh absolut ne prodhimin e te dy mallrave. Tabela 1 me poshte shpreh koston e televizoreve dhe te veres ne ore pune.

    Tabela 1

Angli

Japoni

Televizore (1 cope)

75 ore

30 ore

Vere         (1 shishe)

2 ore

1 ore

  

Le te ndjekim te njejtin arsyetim sikurse edhe ne rastin e teorise se Smithit per te treguar se tregtia do te sillte perfitim reciprok. Sic mund te shihet edhe nga tabela Anglia ka disavantazh absolut ne prodhimin e te dy mallrave (te dy kane kosto prodhimi me te larte ne Angli se ne Japoni). Megjithate eshte e dukshme se Anglia ka nje disavantazh absolute me te vogel ne prodhimin e veres, sepse diferenca e kostove eshte vetem 2₤ – 1₤ = 1₤, kundrejt 75₤ – 30₤ = 35₤ ne rastin e televizoreve. Ne kete rast, themi se Anglia ka nje avantzh krahasues ne prodhimin e veres. Anasjelltas mund te themi se Japonia ka avantazh krahasues ne prodhimin e televizoreve, pasi eshte pikerisht ne prodhimin e televizoreve qe Japonia ka nje avantazh absolute me te madh sipas llogaritjeve me larte.  

 

Ne keto kushte Japonia do te prodhoje dhe eksportoje televizore duke plotesuar nevojat per vere permes importeve angleze, ndersa Anglia do te prodhoje dhe eksportoje vetem vere dhe do te plotesoje nevojat per televizore me importe nga Japonia. Sipas teorise se Rikardos secili vend do te specializohet ne prodhimin e atij malli per te cilin ka avantazh krahasues dhe me pas vendet do te tregtojne ndermjet tyre.

 

Cilat jane arsyet qe do te shtyjne keto vende te specializohen e te tregtojne ndermjet tyre? Pergjigjen mund ta gjejme fare mire te cmimi i veres dhe televizoreve ne tregun nderkombetar. Sipas llogjikes se perdorur me lart:

 

cmimi i televizoreve ne tregun nderkombetar do te jete:

 

30 shishe per TV ≤ Cmimi nderkombetar TV  ≤ 35 shishe per TV

 

dhe cmimi i veres ne tregun nderkombetar do te jete:

 

1/35 TV per shishe ≤ Cmimi nderkombetar Vere  ≤ 1/30 TV per shishe

  

Per hir te thjeshtesise, le te supozojme se oferta dhe kerkesa ne tregun nderkombetar e vendosin cmimin e televizoreve 32 shishe vere = 1 televizor. Cmimin relativ i televizoreve ne Angli eshte 35 shishe vere, qe do te thote se per cdo televizor te prodhuar anglezet duhet te sakrifikojne 35 shishe vere. Nese e blejne televizorin ne tregun nderkombetar atehere ata do te sakrifikojne vetem 32 shishe. Rrjedhimisht Anglise i del me me leverdi te prodhoje vetem vere dhe te blej televizore te prodhuar ne Japoni per 32 shishe vere, ne kete rast do te kete nje televizor dhe do ti mbeten 3 shishe vere

(35 – 32 = 3). Anglia ka leverdi specializimi ne prodhimin e veres dhe nga tregtia.

 

Ndersa cmimi relativ i televizoreve ne Japoni eshte 30 shishe vere, qe do te thote se japonezet mund te marrin 30 shishe vere per cdo televizor qe nuk prodhojne. Megjithate nese e prodhojne televizorin dhe ia shesin ate Anglise do te marrin ne kembim 32 shishe vere, pra dy me shume sesa kur e prodhojne vete veren (32 – 30 = 2). Japonia ka gjithashtu leverdi nga specializimi ne prodhimin e televizoreve dhe nga tregtia. Kjo eshte pikerisht ajo cfare Rikardo zbuloi.

 Tashme do ta plotesojme shembullin duke shtuar parane dhe kursin e kembimit. Le te masim cmimin e mallrave ne paund anglez per mallrat e tregtuar ne Angli dhe ne jen per mallrat e tregtuar ne Japoni. Gjithashtu, do te supozojme per thjeshtesi se kursi i kembimit ndermjet jenit e paundit eshte 500 qe do te thote 500¥ = 1₤ dhe paga per ore pune (do te thote nje ore pune pavaresisht nga fakti se cfare prodhon televizorin apo veren) jane 2₤ dhe 1500¥ respektivisht ne Angli dhe Japoni[1].  

Kostot e te dy produkteve ne monedhen origjinale per secilin vend jepen ne tabelen 2 me poshte. Me pas keto kosto jane konvertutar nje nje monedhe te vetme, ne rastin tone ne ₤, duke perdorur kursin e kembimit per te lehtesuar krahasimin.

 Tabela 2

 

Anglia

Japonia

Televizore (1 cope)

150 ₤

45.000 ¥

Vere         (1shishe)

4 ₤

1500 ¥

  Konvertojme cmimet japoneze ne paund me kursin e kembimit si meposhte: 

 per televizoret e prodhuar ne Japoni dhe     per veren e prodhuar ne Japoni

 Tabela 3

 

Anglia

Japonia

Televizore (1 cope)

150 ₤

90 ₤

Vere         (1shishe)

4 ₤

3 ₤

 

Le te ndjekim te njejtin arsyetim sikurse edhe ne rastin e teorise se Smithit per te treguar se tregtia do te sillte perfitim reciprok. Sic mund te shihet edhe nga tabela 2 Anglia ka disavantazh absolut ne prodhimin e te dy mallrave (te dy kane kosto prodhimi me te larte ne Angli se ne Japoni). Por, eshte e dukshme se Anglia ka nje disavantazh absolut me te vogel ne prodhimin e veres, sepse diferenca e kostove eshte vetem 4₤ – 3₤ = 1₤, kundrejt 150₤ – 90₤ = 60₤ ne rastin e televizoreve. Ne kete rast themi se Anglia ka nje avantazh krahasues ne prodhimin e veres. Anasjelltas mund te themi se Japonia ka avantazh krahasues ne prodhimin e televizoreve, pasi eshte pikerisht ne prodhimin e televizoreve qe Japonia ka nje avantazh absolut me te madh sipas llogaritjeve me lart. Po sipas llogjikes se deritanishme, cmimi i televizoreve ne tregun nderkombetar do te jete:

 

90₤ ≤ Cmimi nderkombetarTV ≤ 150₤

 

dhe cmimi i veres ne tregun nderkombetar do te jete:

 

3₤ ≤ Cmimi nderkombetar Vere  ≤ 4₤

 

Cfare do te ndodhte nese cmimi nderkombetar i televizoreve do te ishte 80₤? Ne kete rast cmimi do te ishte me i ulet se kosto e prodhimit te televizoreve ne te dy vendet. Ne nje rast te tille, pavaresisht nga vendi i prodhimit tregtia e televizoreve do te dilte me humbje, dhe rrjedhimisht Japonia dhe Anglia do te ndalonin prodhimin e tyre.

 

Le te kthehemi te shembulli yne dhe per thjeshtesi te supozojme se cmimi nderkombetar i televizorit eshte 120₤ dhe ai i veres eshte 3.5₤/ shishe. A do t’i leverdiste Japonise t’i prodhonte te dy mallrat ne Japoni meqenese kosto e prodhimit ne Japoni (shprehur ne paund) eshte me e ulet per te dy mallrat?

 

Nese Japonia nuk prodhon nje televizor do te fitonte 30 shishe vere per nje total prej 105₤ (3.5₤ per shishe x 30 shishe). Ne te kundert, nese Japonia e prodhon nje televizor dhe e shet ne tregun nderkombetar do te fitonte 120₤ te cilat mund t’i perdorte per te blere 34.3 shishe vere (120₤ / 3.5₤ per shishe) qe do te thoshte nje fitim neto prej 34.3 – 30 = 4.3 shishe vere me shume sesa po ti prodhonte vete. Megjithese ka kosto absolute me te ulet per prodhimin e te dy mallrave Japonia do te perfitonte me shume nese specializohej ne prodhimin e televizoreve dhe i tregtonte me pas ato per vere angleze. Perseri, ja ku provohet teoria e Rikardos.

 

Kjo teori qendron me themel te shume prej teorive moderne te tregtise nderkombetare. E njejta gje mund te thuhet per Angline. Provojeni vete te nxirni rezultatin per veren.  

 

Analiza a fundit me cmimet e shprehura ne vlera monetare tregon qarte si efektet e ndryshimit te kursit te kembimit mbi tregtine e jane te medha. Nese supozojme se paundi anglez zvleresohet (humbet vlere kundrejt monedhes japoneze) deri ne nivelin 1₤ = 100¥, tabela 3 do te transformohej si me poshte:

 Tabela 4

 

Anglia

Japonia

Televizore (1 cope)

150 ₤

450 ₤

Vere         (1shishe)

4 ₤

15 ₤

 

Ne keto kushte do te kishim nje situate krejt tjeter ku Anglia do te kishte avantazhe krahasuese ne prdhimin e televizoreve dhe Japonia ne prodhimin e veres. Ju mund te gjeni nje cift cmimesh qe e provon kete fakt.

      II.2. Pikepamje moderne mbi tregtine nderkombetare i.                    Pikpamja neoklasike e Heckscher-Ohlin 

Fillimet e shekullit te 20-te sollen teori te reja mbi tregtine nderkombetare. Ne fillim Heckscher (1919) e me pas studenti i tij Ohlin[2] (1933) arriten te shpjegonin burimin e avantazheve krahasuese. Ndersa ekonomistet klasike e kuptuan se diferencat ne produktivitetin e punes ndermjet ekonomive qendronin ne themel te avantazheve krahasuese, ata nuk ishin te afte te shpjegonin keto diferenca ne produktivitet. Ne te kundert, Heckscher-Ohlin arriten te shpjegojne diferencat ne produktivitetin e punes[3] me ndryshimet ne perpjestimet e faktoreve te prodhimit ndermjet ekonomive. Sipas tyre, raportet e ndryshme fuqi punetore-kapital-burime natyrore ndermjet ekonomive te ndryshme dhe intensiteti relativ i perdorimit te tyre jane shkaqet kryesore te diferencave ne produktivitet. Psh: Ekonomite perendimore qe kane nje koncentrim te larte kapitali, me fjale te tjera kapitali ka nje peshe me te madhe ne prodhim se fuqia puntore, kane produktivitet me te larte se ekonomite e Afrikes qe kane shume fuqi punetore e pak ose aspak kapital. Kjo ben qe ekonomite perendimore te kene avantazhe krahasuese ne tregtine e jashtme kundrej ekonomive afrikane. E njejta gje mund te thuhet per ekonomite e Gjirit Persik te cilat jane shume te pasura me burime naftembajtese, dhe kane nje kosto shume te ulet shfrytezimi krahasuar me burimet e tjera boterore. Rrjedhimisht, kjo pasuri ne burime natyrore i jep avantazhe krahasuese ekonomive te vendeve te Gjirit kundrejt pjeses tjeter te botes ne tregtimin e hidrokarbureve. Se fundi, mos harroni Kinen. Kina ka nje fuqi shume te madhe punetore dhe shume te lire krahasuar me vendet e zhvilluara perendimore. Rrjedhimisht thuhet se Kina ka avantazhe konkuruese ne te gjithe ato industri qe kane kerkese te madhe per fuqi puntore. Pikerisht egzistenca e ketij avantazhi konkurues ka sjelle rritjen e investimeve te ekonomive te zhvilluara ne Kine dhe rritjen e eksporteve kineze ne boten e zhvilluar.

 ii.      Te gjithe teorite e trajtuara deri ne kete pike arijne te shpjegojne motivet e tregtise nderkombetare bazuar ne diferencat ne produktivitetin e punes ndermjet vendeve te zhvilluara e atyre ne zhvillim. Megjithate, eshte shume interesant fakti qe shumica e transaksioneve te tregtise nderkombetare zhvillohet edhe ndermjet vendeve te zhvilluara. Keto vende nuk kane diferenca te dukshme ne produktivitetin e punes, ato kane te njejten teknologji/ shkalle te perdorimit te kapitalit. Nese te gjitha keto pohime jane te verteta, atehere teoria e Heckscher-Ohlin nuk arrin te shpjegoje se cfare i shtyn keto ekonomi te tregtojne me njera-tjetren. Cilat jane arsyet e tregtise? Paul Krugman i eshte pergjigjur kesaj pyetje duke ju referuar teorise se ekonomizimeve te shkalles[4]. Sipas kesaj teorie, per procese te vecanta prodhimi, rritja e sasise te mallit te prodhuar sjell uljen e kostos per njesi.  

Me poshte eshte nje shembull per te ilustruar kete teori:

 

Imagjinoni nje ekonomie boterore me dy vende A e B, qe prodhojne e konsumojne vetem dy produkte, vere e buke. Te dy ekonomite kane te njejtat karakteristika, rrjedhimisht nuk paraqesin avantazhe konkuruese. Te dy ekonomite prodhojne njekoheshisht te njejtat sasi buke edhe vere respektivisht X dhe Y. Kosto e prodhimit eshte identike per te dy ekonomite: buke 2$ per njesi dhe kosto e veres eshte 4$ per njesi. Sipas Rikardos, ne mungese te avantazheve konkuruese, ne nje situate e tille nuk ka vend per tregtine nderkombetare. Por Krugman shton se, nese ekonomia A prodhon vetem buke per te permbushur nevojat e te dy vendeve se bashku, 2X ne total, kosto e prodhimit zbret ne 1$ per njesi. Ne te njejten menyre nese ekonomia B prodhon vetem vere per te permbushur nevojat e te dy vendeve sebashku, 2Y ne total, kosto e prodhimit te veres zbret ne 2$ per njesi. Ulja e kostos do te sjelle dhe uljen e cmimit, rrjedhimisht ne kete rast te dy ekonomite kane nxitje te specializohen ne prodhimin e njerit prej artikujve, sepse specializimi sic e pame do te sillte uljen e kostos se prodhimit. Me pas, keto ekonomi mund te tregtojne me njera tjetern duke kursyer keshtu ne total 1$ per cdo njesi buke te konsumuar dhe 2$ per cdo njesi vere te konsumuar. Tregtia do te kishte nje rezultat neto pozitiv per te dy ekonomite.

 

Teori te tjera te cilat dalin jashte kuadrit te percaktuar nga avantazhet konkuruese jane:

 

  • Teorite e ciklit jetesor te produktit, te cilat shpjegojne dinamiken e avantazheve konkuruese ose e thene ndryshe kalimin e ketyre avantazheve nga nje vend ne nje tjeter.

 

  • Teorite e tregtise brenda degesore qe shpjegon tregtine nderkombetare me rritjen e kerkeses per varietete te ndryshme te te njejtit produkt;

 

Fund (leksioni i dyte i tregtise nderkombetare)



[1] Paga eshte me e larte ne Japoni gje qe reflekton produktivitet me te larte te punes ne Japoni sesa ne Angli.

[2] Fitues i cmimit Nobel ne Ekonomi.

[3] Produktiviteti i punes mund te perkufizohet si totali i prodhimit (ose vlera ekonomike) e prodhuar nga nje njesi fuqi puntore brenda nje periudhe kohe te caktuar (psh ne nje ore).

[4] Ekonomia e shkalles i referohet fenomenit kur rritja e prodhimit te nje produkti te caktuar shoqerohet me uljen e kostos se prodhimit per njesi. Ky fenomen mund te verehet veten me procese prodhimi te vecanta.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: