NEA – Blog – Ekonomia – Northern Epirus Association

  

http://www.nea.eu.tp

mailto:nea_info@aol.com

  Tema 3. Bazat Teorike tё Ekonomisё Ndёrkombёtare I   I. Ndervaresia ekonomike ndermjet vendeve 

Tregtia nderkombetare eshte rrjedhim i ndervaresise ekonomike mbidis vendeve te ndryshme. Tregtia nderkombetare eshte nje dege e vecante e ekonomiksit dhe si e tille kjo dege merret me studimin e problemit te perhershem ekonomike qe eshte: shperndarja eficente e burimeve ekonomike (me fjale te tjera te faktoreve te prodhimit perfshire ketu burimet natyrore, burimet njerezore perfshire edhe kapitalin human, teknologjine) te kufizuara ne nevojat dhe deshirat e pakufizuara, pare nga kendveshtrimi i ekonomise boterore. Tregtia nderkombetare permes kembimeve tregtare te mallrave, sherbimeve apo vete burimeve ekonomike mundeson shperndarjen e ketyre burimeve te kufizuara ndermjet vendeve. Tregtia mundeson specializimin e vendeve ne prodhimin e mallrave apo sherbimeve te caktuara. The gjithe e dime se vererat me te mira vije nga Italia apo Franca, makinat lluksose prodhohen ne Germani, dhe lodrat plastike vijen nga Kina. Mos valle ka nje mareveshje nderkombetare qe percakton se cfare do te prodhoje nje vend? Natyrisht qe jo, eshte pikerisht tregtia nderkombetare qe mbi bazen e burimeve dhe avantazheve qe zoteron nje vend percakton ndarjen nderkombetare te punes dhe te produkteve, duke e specializuar cdo vend ne prodhimin e atyre mallrave dhe sherbimeve qe mund te prodhoje me lire me me cilesi me te larte krahasuar me vendet e tjera te botes.

 

Tregtia nderkombetare, me fjale te tjera shkembimet tregtare te mallrave dhe sherbimeve ndermjet vendve realizohen me ndihmen e parase. Tregtia nderkombetare realizohet kryeshisht ne monedhat e ekonomive te medha qe jane pranuar gjeresisht si mjete nderkombetare pagesash, ose ne metale te cmuara. Si shembull mund te merren Dollari Amerikan, Euro, Yen-i Japonez, ari, argjendi etj, te cilat tergtohen ne tregjet valutore nderkombetare mbi bazen e ofertes dhe kerkeses per secilen monedhe. Rrjedhimisht vlera e monedhes se nje vendi kundrejt monedhave te permendura me larte, ka nje ndikim te madh mbi aftesine e ketij vendi per te tregtuar me vendet e tjera.

 

Tregtia nderkombetare ndalet ne analizen e shkaqeve qe shtyjne vendet te angazhohen ne transaksionet tregteare dhe perfitimet qe rrjedhin nga keto shkembime tregtare. Analiza e kurseve te kembimit dhe levizjeve te kapitalit trajtohet nga financat nderkombetare dhe ekonomiksi monetar. Ky leksion do te fokusohet ne teorite dhe modelet baze qe shpjegojne tregtine nderkombetare te mallrave dhe sherbimeve.

 

E perbashkta e teorive te tregtise nderkombetare eshte se ato perpiqen te shpjegojne shkaqet qe shtyjne vendet te tregtojne, drejtimin e levizjes se mallrave dhe sherbimeve, dhe te analizojne pasojat dhe perfitimet qe rrjedhin nga tregtia. Teorite e para per tregtine nderkombetare jane shfaqur ne shekullin e 17 gjate epokes se merkantilizmit ne Evrope dhe kane evoluar me tej me teorite e Adam Smithit, Rikardos deri ne ato te kohrave moderne.

   II. Transaksionet e tregetise nderkombetare  II. 1. Teoria merkantiliste. 

Pikpamja merkantilise lindi ne evropen e shekujve te 17-18 dhe perkon me periudhen e lindjes dhe konsolidimit se shteteve evropian sic i njohim ne sot. Rrjedhimish ajo eshte ndikuar nga konteksti historik dhe karakteristikat ekonomiko sociale te periudhes. Shkembimi nderkombetar i mallrave sherbimeve mundesohej nga pagesat ne metale te cmuara. Pasuria kombetare e nje vendi matej nga saia e metaleve te cmuara qe zoterone vendi. Rrjedhimisht tregtia konsiderohej si nje menyre per te rritur rezervat e arit dhe te metaleve te tjera te cmuara, te cilat perfaqsonin potencialin ekonomik e ushtarak te kombeve.  

 

Merkantilistet e shikonin boten nje vend me burime te kufizuara ekonomike dhe Ari. Roli i tregtise nderkombetare ishte te shperndante kete inventar te kufizuar te pasurive boterore ndermjet shteteve. Rrjedhimisht sipas tyre tregtia nderkombetare perfaqesonte nje aktivitet ekonomik me me rezultat neto zero, ajo qe fitohej nga nje shtet duhej detyrimisht te ishte humbja e nje shteti tjeter. Menyra e vetme per te fituar ishte ne kuriz te shteteve te tjera. Per kete arsye nacionalizmi ishte vendosur ne qender te fillozofise se tregtise nderkombetare te asaj periudhe. 

 

Mekanizmi i suksesit sipas teorise merkantiliste ishte nxitja e eksoprtve dhe kufizimi i importeve. Bilancet tregtare pozitive perfaqesonin jo vetem te vetmen menyre per rritjen e rezervave te arit, por njekohesisht i sherbenin rritjes ekonomike te prodhimit dhe uljes se papunesise ne vend. Proteksionizmi perbente tiparin kryesor dallues te teorise ekonomike te merkantilisteve. Ne funksion te rritjes se fuqise ekonomike dhe portencialit ushtarak te shtetit, merkantilistet jo vetem qe ushtronin nje kontroll te rrepte mbi importet por gjithashtu kerkonin edhe nje nderhyrje te gjere te shtetit dhe kontroll te vazhdueshem ne aktvitetin ekonomik te vendit. Sipas tyre vetem ne kete menyre burimet e kufizuara ekonomike do te orientoheshin nga prodhimi i mallrave te eksportit. Thomas Maltus (1571-1541) eshte nje prej perfaqsuesve me te spikatur te merkantilizmit. Ne vepren e tij “Thesari in Anglise the Tregtia e Jashtme” ai shkruan: “cdo vit tu shesim me shume te huajve nga sa blejme prej tyre. Sepse …pjesa e eksporteve, e cila nuk kthehet tek ne ne formen e importeve, domosdoshmerisht do te sjelle ne vend metale te cmuara…”

 

Teoria merkantiliste nuk sheh perfitime nga tregtia nderkombetare sepse ajo fokusohet vetem ne nje ekonomi dhe nuk arrin te vleresoje perfitimet globale nga tregtia nderkombetare. Arsyeja per kete eshte se merkantilistet nuk arriten te kuptojne avantazhet konkuruese qe mund te zoteroje nje vend ne prodhimin e mallrave dhe sherbimeve te vecanta ne raport me vendet e tjera. Megjithese perfaqeson nje doktrine te vjeter dhe vetem pjeserisht te sakte, principet baze the merkantilizmit vazhdojne te jete pjese realitetit ekonomik edhe ne ditet tona te emruara si teori neomerkantiliste. Pikpamjet merkantiliste rishfaqen me adoptimin ose forcimin e politikave proteksioniste per kufizimiin e importeve dhe nxitjen e eksporteve. Politika te tilla u vune re ne fillimet e shekullit te 20-te dhe jane nje nga shkaqet kryesore te krizes ekonomike boterore ne fillim te viteve 1930. Politikat merkantiliste te periudhes ndikuan ne rritjen e papunesise dhe renien e prodhimit ne shkalle boterore. Ne te kundert vecanerisht qe prej viteve 1990 tregtia nderkombetare dhe krijimi i ekonomise globale e ka lehtesuar dukshem effektet negative te renies se prodhimit dhe papunesise (cikleve te biznesit). Ky fenomen eshte vene re se fundi gjate gjysmes se pare te viteve 2000. Rritja ekonomike dhe e konsumit e verejtur ne ekonomine Amerikane, e shprehur ne rritjen e kerkeses per importet nga Evropa dhe Japonia, mbajti gjalle ekonomite e Evropes dhe Japonise te cilat po perjetonin nje periudhe te renies ekonomike. Po ne te njejten menyre, kerkesa e larte e ekonomise amerikane per importe kineze ka nxitur rritje te larte ekonomike ne Kine.  Keto jane disa avantazhe nga tregtia nderkombtare qe merkanitlistet nuk ishin te afte ti shihnin.

 

Ne ditet tona merkantilizmi mund te verehet ne zbatimin e politikave proteksioniste te Bashkimit Europian per produktet bujqesore. Politika te tilla qe synojne permiresime te bilanceve afatshkurter te bilanceve tregtare qofte edhe per dege te caktuara te ekonomise, kane efekte negative sepse bejne nje shperndajne ineficente te burimet ekonomike. Evolimi i pikepamjeve ekonomike mbi tregtine nderkombetare me teorite e Smithit e te rikardos e evidenton kete fakt shume qarte. 

  II. 2. Adam Smithi dhe Teoria e Avantazheve Absolute 

Pikpamjet merkantiliste filluan te kritikohen ne mesin e shekullit te 18-te. Ekonomistet e asaj periudhe arriten te kuptonin se mireqenia e nje kombi nuk varet sasia e metaleve te cmuara ne zoterim por nga sasia e mallrave dhe sherbimeve qe ato mund te blejne. Akumulinmi i vazhdueshem i metaleve te cmuara nga nje vend do te conte ne rritjen e cmimeve ne kete vend[1]. Rritja e cmimeve do te riste cmimet e eksportit dhe do te ulte ato te importit. Rrjedhimishrt bilanci tregtar do te ishte negativ dhe do te conte ne pakesimin e rezervave te arit te akumuluar. Pra perfitimet e merkantilizmit nuk mund te jene vecse te perkohshme.

 

Adam smithi kritikoi tezen merkantiliste sipas te ciles tregtia nderkombetare ishte nje loje ne rezultat zero. Smithi arsyetoi se nese vera prodhohet me kosto me te ulet ne Itali dhe buka prodhohet me kosto me te ulet ne France atehere do te ishte e arsyshme qe vera te prodhohej vetem ne Itali ndersa buka te prodhohej vetem me France. Me pas Franca mund te importoje vere italiane dhe te eksportoje buke ne Itali e anajlltas. Keshty te dy vendet do te konsumojne dhe buke dhe vere. Meqense mallrat prodhohen me kosto me te ulet, prodhimi i perbashket i bukes dhe veres do te ishte me i larte sesa me rastin kur te dy vendet do te prodhonin buke dhe vere. Rrjedhimisht konsumi do te ishte me i larte ne secilin vend dhe te dy vendet do te perfitonin nga tregtia. Me fjale te tjera nese vendet do te specializohen ne prodhimin e atyre mallrave per te cilat kane nje produktivitet te larte, produkti i pergjithshem boteror do te rritet qe do te thote me shume mallra e sherbime per tu shperndare. Tregtia nderkombetare mundeson shperndarjen e ketyre mallrave dhe sherbimeve per konsum ne te gjithe vendet e botes. 

 

Ideja e Smithit mbeshtetet ne nje argument shume te thjeshte intuitiv qe thote se vendet hyjne ne maredhenie tregtare me vulnetin e tyre te lire. Rrjedhimit ato duhet te perfitojne nga ekonomia tregtare perderisa angazhohen ne tregti reciproke. Nese nuk do te shihnin fitim ne kete aktivitet, ato nuk do te tregtonin.

 

Pertej ketij fakti intuitiv, Adam Smithi i mbeshteti idete e tija mbi argumente te forta teorike. Sipas tij tregtia mbidis dy vendeve bazohet ne avantazhet absolute. Kjo teori thote se: ne qofte se nje vend A mund te prodhoje nje mall me nje kosto me te larte (me shtrenjte) sesa prodhohet ne ne vendin B, atehere do te ishte me mire ta blente kete mall nga vendi B ne kembim te produkteve te tij qe kane avantazh absolut (qe prodhohen me lire ne vendin A sesa ne Vendin B) kundrejt vendit B.

 

Nje vend thuhet se ka avantazh absolut ne prodhimin e nje produkti, nese kostoja e prodhimit te ketij produkti ne kete vend eshte me e ulet se kostoja e prodimit ne vendet e tjera. Shfrytezimi i avantazheve absolute do te bente qe vendet te specializoheshin ne prodhimin e atyre produkteve per te cilat gezojne avantazh absolut dhe me pas mund te kembejne keto produkte ndermjet tyre per te arritur konsumion e deshiruar te mallrave dhe sherbimeve. Ne kete rast secili vend to te shfrytezoje burimet e veta ne menyren me eficente, duke sjelle si rezultat rritjen e prodhimit te pergjithshem boteror. Rritja e prodhimit do te ishte perfitimi nga specializimi i cili mund te shperndahet ndermjet vendeve permes tregtise nderkombetare. Sipas ketij parimi Adam Smith argumentoi se tregtia e lire nderkombetare eshte nje loje me fitim pozitiv, prej te ciles te gjithe vendet mund te perfitojne duke u specializuar.

 

Teoria e avantazheve absolute pati nje implikim kryesor per rolin e shtetit ne ekonomi. Smith dhe pasuesit e tij e kritikuan rrepte kontrollin e shtetit mbi jeten dhe vendimet ekonomike. Kontrolli i shtetit mbi ekonomine u zevendesua me parimin e tregtise se lire qe kerkon ti lere dore te lire tregut (me fjale te tjera kerkeses dhe ofertes per mallra e sherbime) ne percaktimin produkteve e sasise te prodhuar. Roli i shtetit u kufizua ne minimum.

 

Le te ndjekim nje shembull analitik per te bere me te qarte idene Smithit per avantazhet konkuruese. Le te supozojme nje bote me dy vende A e B, te cilat prodhojne e konsumojne vetem dy produkte buke dhe pelhure. Te dy produktet prodhohen vetem me forcen e krahut (e thene ndryshe ne kete rast kemi supozuar vetem nje faktor prodhimi qe eshte fuqia puntore). Kosto e prodhimit per cdo njesi ekstra buke dhe pelhure nuk ndryshon[2] dhe tregjet e bukes dhe te pelhures jane tregje konkuruese. Supozojme se vendi A ka avantazh absolut ne prodhimin e bukes dhe vendi B ka avantazh absolut ne prodhimin e pelhures sipas Tabeles 1 me poshteme ku kostot e prodhimit jane shprehur ne ore pune per nesi prodhimi.

  

    Tabela 1

 

 

Kosto ne ekonomine A

Kosto ne ekonomine B

 

Buke ne cope

 

1 ore

 

3 ore

 

Pelhure ne m2

 

4 ore

 

1.5 ore

 

Ne fillim do te supozojme se nuk ka mundesi per te tregtuar ndermjet ketyre dy vendeve. Sipas ketij supozimi njerzit ne secilen ekonomi do te prodhojne dhe do te tregtojne brenda vendit te tyre buke per perlhure dhe anasjelltas. Vlera e nje buke ne ekonomine A do te percaktohet nga cmimi relativ i bukes ne raport me pelhuren. Per shembull cmimi relativ i bukes (me fjale te tjera cmimi i 1 buke bukes i shprehur ne m2 pelhure ne vendin A do te jete i barabarte me raportin e kostave respektive te prodhimit. Keshtu mjafton te pjestojme koston ne ore pune te nje njesi buke (1 cope) buke me koston ne ore pune te nje njesi pelhure (1 m2) si me poshte

 

 

Sipas ketij parimi cmimet relative do te jene sipas tabeles 2 me poshte

  

Tabela 2

 

 

Kosto ne ekonomine A

Kosto ne ekonomine B

 

Buke

 

0.25 m2/cope

 

2 m2/cope

 

Pelhure

 

4 cope/ m2

 

 0.5 cope/ m2

 

Sipas tabeles 2, buka eshte me e lire (ka cmim relativ me te ulet) ne vendin A se ne ate B.  e thene me fjale te tjera buka ka kosto me te ulet prodhimi ne vendin A, ose vendi A ka avantazh absolut ne prodhimin e bukes kundrejt vendit B. Ne te kundert pelhura eshte me e lire ne vendin B ose ndryshe ka cmim relativ me te ulet, pra vendi B ka avantazh absolut ne prodhimin e pelhures. Pikerisht diferenca a cmimeve relative perben edhe bazen per te tregtuar.

 

Le ta nisim analizen e tregtise sipas ketyre cmimeve. Nje tregtar pelhure qe deshiron te bleje buke ne vendin A do te duhet te jepte 0.25 njesi pelhure per 1 buke. Por nese ka mundesi te shese kete 1 buke ne vendin B do te fitonte 2 m2 pelhure. Pra nese do te mundesonim tregtine ndermjet vendeve tregtari i pelhures do te fitonte 1.75 m2 pelhure nga tregtia e supozuar. Kjo ndodh sepse vendi A ka avantazh ne prodhimin e bukes, por qe ky avantazh te materializohet duhet qe te dy vendet te tregtojne.

 

Ne vendin B qe ka nje avantazh absolut ne prodhimin e pelhures. Per te marre 1 m2 pelhure duhet te japesh 0.5 buke. Nese e shet kete 1 m2 pelhure ne vendin A do te perfitohen 4 buke. Rjedhimisht perfitimi nga tregtia e supozuar do te ishte 3.5 buke. Konkluzioni eshte se te dy palet do te perfitonin nga tregtia.

 

Nje menyre tjeter per te pare perfitimet nga tregtia eshte analiza e sasive te prodhuara dhe te konsumuara nga te dy vendet sebashku ne rastin kur tregtia nuk ekziston dhe ne rastin kur vendet A dhe B lejohen te tregtojne. Per kete qellim do te bazohemi ne tabelen 1 dhe do te bejme supozimet si me poshte:

 

  1. secili vend punon 24 ore pa pushim.
  2. secili vend punon 12 ore per prodhimin e bukes dhe 12 ore per prodhimin e pelhures.

 

Ne rastin kur vendet A e B nuk tregtojne sipas supozimeve te mesiperme dhe bazuar ne tabelen 1, vendi A prodhon 12 buke dhe 3 m2 pelhure ndersa vendi B gjate nje dite prodhon 4 buke dhe 8 m2 pelhure. Keshtu prodhimi dhe konsumi boteror i bukes eshte 16 cope (12 + 4) dhe 11 m2 pelhure (3 + 8).

 

Tani le te supozojme se tregtia ndermjet vendeve A e B lejohet. Ne kete rast secili vend do te specializohet ne prodhimin e atij malli per te cilin ka avantazh absolut. Sipas tabelave 1 e 2, A do te specializohet ne prodhimin e bukes, B do te specializohet ne prodhimin e pelhures e me pas mund te tregtojne ne menyre qe te dy vendet te konsumojne secilin nga mallrat. Ne kete rast vendi A do te mund te prodhonte 24 buke ne dite dhe vendi B do te prodhonte 16 m2 pelhure. Pra ne kete rast prodhimi boteror dhe rrjedhimisht edhe konsumi boteror eshte 24 buke dhe 16 m2 pelhure.

 

Duke krahasuar te dy rastet mund te shihet qarte se me lejimin e tregtise dhe specializimit nderkombetar te punes, prodhimi dhe konsumi boteror i bukes ritet me 8 cope ndersa ai i pelhures me 5 m2. Avantazhet e tregtise jane te dukshme.

 

Ekonomia boterore ofron shembuj te shumte qe ilustrojne avantazhet absolute te tregtise nderkombetare sipas teorise se Adam Smithit. Per shembull, thjesht si rezultat i pozicionit gjeografik Brazili ka avantazh absolut ne prodhimin e bananeve, ndersa Kanadaja ne prodhimin e grurit. Ne keto kushte duke u specializuar ne prodhimin e atrikujve per te cilat kane avantazhe, perkatesisht prodhimin e bananeve dhe grurit, Brazili dhe Kanadaja shkembejne tepricat e prodhimit dhe perfitojne nga tregtia.

 

Nje shembull tjeter eshte Kina me krahun e lire te punes. Ekonomia Kineze ofron avantazhe konkuruese ne prodhimin e atyre produkteve te cilat kerkojne pak capital dhe shume fuqi puntore si per shembull, lodrat plastike, veshjet etj. Rrjedhimisht te gjithe vendet e zhvilluara i blejne keto artikuj nga Kina duke u specializuar ne prodhimin e produkteve qe kerkojne me shume capital e teknologji.

     

http://www.nea.eu.tp

mailto:nea_info@aol.com

 


[1] Kjo sepse per te njejten sasi mallrash ne ekonomi do te kishte me shume metale te cmuara.

[2] Kjo do te thote qe nese prodhimi I bukes se trete kerkon nje ore pune edhe prodhimi I bukes se katert kerkon per seri nje ore pune, buka e peste do te prodhohet gjithashtu per nje ore e keshtu me radhe per buken e gjadhte te shtate … E thene ndryshe ne teroine ekonomike kjo situate pershkruhet si : kosto marzhinale konstante.     

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: